

Riparime Dinamo/ Motorino
Çfarë është dinamo (alternatori)?
Dinamoja prodhon energji elektrike për makinën dhe karikon baterinë gjatë punës së motorit.
Shenjat që dinamoja ka problem:
-
Bateria shkarkohet shpesh
-
Drita në panel ndizet (simboli i baterisë)
-
Dritat dobësohen gjatë ecjes
-
Zhurma nga motori (fishkëllimë ose rrotullim i çuditshëm)
Çfarë riparohet zakonisht:
-
Ndërrimi i brushave (furçave)
-
Rregullatori i tensionit
-
Diodat
-
Rrip dinamoje (nëse është konsumuar)
Çfarë është motorino (starter)?
Motorinoja është ajo që rrotullon motorin kur kthen çelësin për ta ndezur makinën.
Shenjat që motorinoja ka problem:
-
Makina nuk ndizet fare
-
Dëgjon “klik” por nuk rrotullohet motori
-
Ndezje me vonesë
-
Zhurmë e fortë gjatë ndezjes
Çfarë riparohet zakonisht:
-
Bendiksi (ingranazhi i starterit)
-
Solenoidi
-
Furçat e brendshme
-
Pastrim dhe lubrifikim
- Category
- Shërbime
- Lloji i shërbimit
- Riparime Dinamo/ Motorino

